Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

KAFE SHQETO/ Arrestimi i Dakos, skenari i mirëmenduar i Ramës, Gurra: Skemë me akuza të parashkruara

13:51, 07/06/2023
A+ Aa A-

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Pas 3 orëve takim në policinë e Tiranës, avokati i ish kryebashkiakut, Petrit Ismaili zbuloi se ndaj Vangjush Dakos rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. 

I ftuar mëngjesin e sotëm në Syri Televizion, në emisionin ‘Kafe Shqeto” ishte gazetari Hysni Gurra i cili është shprehur se arrestimi i tij sipas shumicës së analistëve është një skemë me akuza të parashkruara, dhe ai mund të mos dënohet.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Me çfarë shije është 'akullorja e arrestimit' të Vangjush Dakos?

Hysni Gurra: "Shija e një arrestimi të paralajmëruar politik sepse po të shohim skemën politika e ka lajmëruar arrestimin, është shpërndarë si thashethem në korridoret e mediave, pastaj prokuroria ka çuar urdhër arrestin.

Pra është një skemë e mirë menduar, të paktën publikisht me çfarë është folur në media dhe politikë kjo është shumë e qartë ndoshta edhe për publikun e gjerë sepse ka dalë shumë herë si lajm.

Pra porositeshin emisionet televizive që sonte ‘hajde se do të flasim për arrestimin e Vangjush Dakos. Kjo është një skemë e tillë dhe ajo që unë kam parë me vëmendje dje është analiza e juristëve pasi disa prej tyre dhe juristi i njohur Gjokutaj ka thënë që akuzat që janë ngritur Dakos janë të parashkruara, pra ai mund të mos dënohet fare për asnjërën nga akuzat që është ngritur.

Nuk është arrestuar fare, ka shkuar është vetë dorëzuar, është një kompromis duket që është një kompromis politik. Arrestimi nuk është ( po e quajmë arrestim në thonjëza), nuk është në kushtet e flagrancës, Vangjush Dako nuk është kryetar bashkie zyrtarisht dhe të gjitha akuzat janë për një leje ndërtimi ndërkohë që ‘Veliera’ është simbol i korrupsionit në Bashkinë e Durrësit.

Përveç të gjitha lejeve të ndërtimit dhe akuzave të rënda që ka zoti Dako për zgjedhjet për dosjen 339 që nuk është marrë asnjëherë në pyetje dhe nuk është gjykuar asnjëherë për këtë pjesë. Pra nga këto elemente që bëjmë bashkë duket se arrestimi është politik, pra një kompromis".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco