SYRI TV/ Skandali i Gjykatës së Elbasanit, Tahiri fiton 'lirinë' pa adresë, apartamenti u shit

16:40, 03/06/2023
A+ Aa A-

Njësoj si nxitimi i konfirmimit të saj në detyrë ditën e seancës dëgjimore, 3 ditë para lirimit të Saimir Tahirit, në vendimin e gjyqtares Matilda Fetau ndaj këtij të fuindit, duket i njëjti nxitim. Përcaktimi i gjykatës së Elbasanit për adresën ku do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit ish-ministri i Brendshëm, është fiktiv. Saimir Tahiri rezulton ta ketë shitur apartamentin në Selite dhe tashmë ai ka një pronar tjetër. Praktikisht, policia, Shërbimi i Provës dhe drejtësia s’kanë një adresë zyrtare ku rri Saimir Tahiri.

Nga SYRI TV

Saimir Tahiri do të kalojë rreth 20 muajt e mbetur të dënimit prej 3 vitesh e 4 muajsh, në banesën e tij, me të drejtën siç tha Maks Haxhia, avokati që e mbron, që nëse i paraqiten rrethanat e domosdoshme, mund të dalë edhe jashtë vendit.

Në vendimin e shkurtuar të Gjykatës së Elbasanit, me trupë Matilda Fetaun, thuhet se kjo banesë ku Tahiri duhet të qëndrojë, ndodhet tek rruga “Kodra e Diellit” pallati nr 3 në Tiranë. Por në fakt, vendimi ka qenë fiktiv.

Ashtu sikurse u evidentua nxitimi që tregohej se gjyqtarja Fetu që u konfirmua në detyrë ditën e seancës dëgjimore ndaj saj, duke krijuar edhe një precedent në vlerësimin në 3 shtylla nga Komisioni i Vetingut, vetëm tre ditë para se të lironte nga burgu Saimir Tahirin, edhe në vendimin e saj për përcaktimin e adresës së banimit të ish-ministrit të brendshëm, konstatohet ky nxitim.

Kjo çertifikatë pronësie me firmë dhe vulë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, tregon se apartamenti është shitur dhe se ka një tjetër pronar. Edhe burimet e Syri TV konfirmojnë të njëjtin fakt, që apartamenti që i deklaruar i Tahirit në Selitë, nuk është më në pronësi të tij. Praktikisht, shërbimi i provës, policia e shtetit dhe drejtësia nuk kanë një adresë se ku qëndron Saimir Tahiri dhe se ku do duhet të drejtohen për të verifikuar zbatimin e vendimit nga i pandehuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nasi03/06/2023 20:44

Ne rast se fakti eshte i vertete, ath rezulton qe pala pala mbrojtese qe ka pergatitur dhe parashtruar kerkesen, Burgjet, dhe Gjykata kane falsifikuar dokumentat, shperdoruar detyren me dhe pa mosveprim. Per rrjedhoje, vendimi behet i goditshem ne nje gjykate me te larte dhe SPAK ka juridiksion te hetoje per vepra te reja penale.

Shto koment

Denonco