Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rama reklamon rritjen me 5000 lekë të rrogës së mjekëve, Vasili: Boll i përdore bluzat e brdha sa herë ke hall

Rama reklamon rritjen me 5000 lekë të rrogës së mjekëve, Vasili: Boll i përdore bluzat e brdha sa herë ke hall

15:36, 30/05/2023
A+ Aa A-

Petrit Vasili, deputeti i PL, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook mbi përdorimin e mjekëve për propagandë nga kryeministri Rama.

Ky i fundit ndau në Facebook lajmin e rritjes së rrogës me 50 mijë lekët të vjetra për mjekët specilaistë në QSUT.

‘’Boll i përdore dhe shpërdore mjekët për propagandë që nga Covidi, në kohë fushatash elektorale apo sa herë ke hall’’ shkruan Vasili ndër të tjera.

Statusi i plotë i Vasilit: 

Hipokrizi e madhe dhe cinizem pa fre shperdorimi i mjekeve nga Rama per propagande!
Po Shendetesia falas, qe premtoi ky ku eshte?
Ky ishte premtimi me te cilin mashtroi shqiptaret dhe qe ishte thjesht dhe vetem nje genjeshter e nje kryeministri, qe per karrigen shet çdo gje.
Po per dhjetra e qindra milion euro, qe shqiptaret paguan nga xhepat e tyre te varfer per Covidin a nuk bie gjithe pergjegjesia mbi kete?
Sa here mjeket jane ndjere dhe ndihen te pafuqishem ti ndihmojne pacientet dhe u sugjerojne trajtime jashte vendit sepse mungojne kushtet.
Sa mijra e mijra shqiptare marrin sherbime ne klinikat e spitalet private sepse nuk i arrijne dhe nuk i gjejne dot ne strukturat publike dhe shifrat jane kaq te larta sa kurre ndonjehere.
Po per qindra e mijra infermiere qe u larguan nga Shqiperia apo kane shkuar ne aktivitete private a nuk bie pergjesia mbi kete?
Po per pagen e mijra mjekeve te tjere te familjes, te pergjithshem ane e mbane vendit qe u rrit ne menyre qesharake a nuk bie pergjegjesia mbi kete?
Po mjeket perse i perdor ky per spotet e tija te propagandes, perse nuk i le te qete te bejne punen e tyre sipas betimit te Hipokratit dhe detyrimit qe kane perpara pacienteve e qytetareve.
Perdorimi i mjekeve eshte sa i dhimbshem aq edhe hipokrit, sa perçmues aq edhe cinik.
Ky qe u kujtua tu rrise rrogen pas 10 vjeteve duhet pyetur: Po 10 vjet a ke pyetur si ja dolen dot keta mjeke per veten dhe familjen e tyre, nderkohe qe koncesionet e ketij baderdisen qindra milion euro.
Boll i perdore dhe shperdore mjeket per propagande qe nga Covidi, ne kohe fushatash elektorale apo sa here ke hall.
Halli ruajtjes se vendit te punes i ben mjeket qe te behen pjese e spoteve recituese propagandistike te ketij kryeministri, qe menyre jetese dhe pune ka vetem hakmarrjen e verber dhe psikopatike!
Mjeket kane bere betimin e Hipokratit dhe jo te hipokritit or ti Ramë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco