Vuçiç takon ambasadorët e QUINT-it, kërkon tërheqjen e kryetarëve shqiptarë në veri: Kusht për të ruajtur paqen

Vuçiç takon ambasadorët e QUINT-it, kërkon tërheqjen e kryetarëve shqiptarë në veri: Kusht për të ruajtur paqen

11:30, 30/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe kreun e delegacionit të BE-së në Beograd këtë të martë. Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç dhe Gjenerali i Forcave të Armatosura, Milan Mojsiloviç.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç ka theksuar se veprimet e njëanshme të Prishtinës kanë sjellë dhunën kundër komunitetit serb.

“Tërheqja e menjëhershme e kryetarëve të rremë dhe anëtarëve të ashtuquajtur të policisë speciale të Prishtinës është kusht për të ruajtur paqen në Kosovë”, tha Vuçiç.

Kujtojmë që tek vendet e QUINT-it bëjnë pjesë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania. Por siç raportojnë mediat, gjatë ditës Vuçiç do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd.

Ndërkohë një ditë më parë, Presidenti serb akuzoi Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës se synon të shkaktojë konflikt për të krijuar një konflikt me serbëve dhe NATO-s dhe për të çuar në gjakderdhje të gjithë rajonin.

Ai fajësoi Kurtin për situatën që po ndodh në veri të Kosovës.

Tensionet në veri u rritën që më 26 maj, kur Policia e Kosovës hyri me forcë në komunat me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të Prillit. Kjo kundërshtohet nga serbët./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco