Vuçiç: Paralajmërimi i fundit për QUINT-in, mbajeni Kurtin brenda ‘vathës’

Vuçiç: Paralajmërimi i fundit për QUINT-in, mbajeni Kurtin brenda ‘vathës’

21:19, 29/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë mbrëmjen e sotme, ku është shprehur se po bën paralajmërimin e fundit për 5-ëshen e vendeve që kanë vendosur statukuonë në Kosovë.

‘I lutem pesëshes, që të mbajë nën kontroll fëmijën e tyre (Kurtin) se po u del nga vatha. Ky është paralajmërimi i fundit ndaj tyre’, është shprehur Vuçiç.

Sipas tij, ‘në tre ditët e fundit dhe një analfabet politik mund të kuptonte se çfarë pritej sot. Gjithçka është organizuar prej Albin Kurtit që të ketë konflikt mes serbëve dhe NATO-s dhe ai që është i vetmi përgjegjës kërkon t'i lajë duart si Ponc Pilati dhe të pretendojë se nuk ka lidhje me të’.

‘Serbët në veri të Kosovës nga ora 7 e mëngjesit u mblodhën para komunës së Zveçanit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për inkursionin e pushtuesve të Kurtit, ndërsa pjesëtarët e KFOR edhe pse dhanë garanci nuk e penguan kryekomunarët.

Serbët i kanë pritur ushtarët e KFOR me telat me gjemba dhe ‘kryekomunaret’ e më pas kanë shkuar në takim me ambasadorin amerikan. Serbët i prisnin ushtarët e KFOR me telat me gjemba. KFOR i ka lënë ‘kryekomunaret’ e Kurtit të hyjnë në ndërtesat komunale dhe pastaj i kanë ‘mbrojtur nga serbët’, në vend që të veprojnë anasjelltas’, ka thënë Aleksandar Vuçiç mbrëmjen e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco