Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Vuçiçi

Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Vuçiçi

21:15, 29/05/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka thënë se bandat serbe në veri të Kosovës janë paguar nga Beogradi për të shkaktuar trazira.

Teksa ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe lidhjet e tij me krimin, ajo ka thënë se serbët në veri të Kosovës janë edhe duke u armatosur nga Serbia.

“Inkurajoj këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë ta lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosën nga Beogradi”, shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco