Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Lulzim, gëzuar 17 majin

Lulzim, gëzuar 17 majin

10:40, 17/05/2023
A+ Aa A-

Kanë kaluar 6 vite nga marrëveshja Basha-Rama e 17 majit 2017, marrëveshje në të cilën ish-kreu i PD-së shiti 90 ditë sakrificë  të demokratëve në “çadrën e lirisë” dhe vulosi rrënimin e opozitës në Shqipëri.

Për shumëkënd asokohe ishte vështirë e besueshme se Lulzim Basha me atë marrëveshje, për të cilën nuk foli kurrë publikisht e nuk u dha asnjë shpjegim demokrateve, i shiti ata në kurriz të pasurimit të vetes e familjes së tij.

Pasojat e kësaj marrëveshje i ndien e gjithë Shqipëria sot pas 6 vitesh. Edi Rama mori çdo pushtet nën kontroll dhe ka asgjësuar zgjedhjet e lira e të ndershme në këtë vend. 
14 maji është gozhda që Luzim Basha nguli në arkivolin e pluralizmit në vend.

“E kanë merak, misioni i çadrës nuk do të mbyllet, por do të vazhdojë deri në institucionalizimin e plotë të Republikës së Re”, u pati premtuar atë vit Lulzim Basha demokratëve. Dhe “Republika e Re” e Lulzim Bashës paska qenë instalimi i monizmit në Shqipëri.

Mashtronte sa herë fliste, 17 maji 2017 është dita më e zezë e pluralizmit në Shqipëri, ditë në të cilën për herë të parë në vend, kryetari i opozitës i dorëzon të gjitha pushtetet një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Pasojat shkatërrimtare të kësaj dite shqiptarët vijojnë t’i ndjejnë shumë rëndë edhe pas 6 vitesh. 

Marrëveshje e turpshme dhe tinëzare e Bashës vijon edhe sot, vetëm se nuk ka më asgjë të fshehtë. 

Është mëse e qartë se ajo nuk ishte vetëm marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira, por ajo ishte projekt afatgjatë për shpopullimin e rrënimin e vendit.

Pasojat e lënies së zgjedhjeve të 2019 në tavolinë rezultoi shkatërrimtare për opozitën në zgjedhjet lokale të 2023. Dominimit absolut të partisë-shtet në pushtetin lokal, në këto zgjedhje iu shtua edhe pengmarrja e simboleve të Partisë Demokratike nga tregtarët e opozitës e pluralizmit politik, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj & CO.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco