VIDEO/ Mëlyshi rikthen Mirditën djathtas: Pati përpjekje për tjetërsim vote

17:03, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i ri i bashkisë së Mirditës i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë, Albert Melyshi duke folur me një lidhje direkte në SYRI TV pas fitores në zgjedhjet e 14 majit, është shprehur se pati tentativa për tjetërsim vote, por qytetarët e mbrojtën dinjitetin e tyre.

Duke folur me moderatoren Armela Ferko, Albert Melyshi tha në SYRI TV se:

Pushteti vendor u kthye sot në dorën e mirditorëve.

Ka vite që mirditorët e kërkojnë.

Të jemi të sinqertë vazhdojmë të vuajmë problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që qytetari ta vlerësojë.

Ne akoma vazhdojmë të ndikohemi nga pushteti si lokal dhe ai qendror edhe gjatë ditës së djeshme në çdo qendër votimit afër tyre, ka pasur prezencë e punonjësve të administratës, që edhe nëse nuk do të kishte komunikim mes tyre, ajo është presion në momentin që ata ndodhen aty, pa pasur një pozicion të caktuar aty.

Ne e dimë se si merret vota, si kërkohet vota, etj., me radhë. Akoma nuk e kemi modelin e duhur për të pasur një palë zgjedhje, ose një model zgjedhjesh që qytetarët të vlerësojnë në bazë të programit, por vazhdojmë të kemi atë modelin e vjetër, të marrjes së votës me presione, lidhjeve të miqësive dhe krushqive dhe këto vazhdojnë ta mbajnë larg demokracinë.

Prej vitesh kryetari i bashkisë ishte thjeshtë një emër, ai mungonte në mënyrë permanente në Mirditë dhe vinte vetëm  në fushata elektorale, përveç kësaj mungonin shërbimet.

Mungesa e kryetarit të bashkisë përkthehet edhe në mungesë e dëshirës së administratës për të kryer detyrën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco