Përfaqësuesit e ODIHR: Munguan debatet mes kandidatëve dhe programet e tyre elektorale

Përfaqësuesit e ODIHR: Munguan debatet mes kandidatëve dhe programet e tyre elektorale

15:36, 15/05/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesit e ODIHR në një konferencë për mediat kanë komentuar zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën ditën e djeshme në vendin tonë.

Një prej vëzhguesit tha se shqetësim për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve mbetet mungesa e debateve mes kandidatëve dhe nuk u shpalosën programe elektorale.

“Ne vëzhguam procedurat e votimit, nga hapja deri në mbyllje dhe monitoruam procesin. Arritëm të monitorimin votimin ne dy qendra, pajtohem me zhvillimet pozitive që pamë. Bazuar në standardet pozitive ekzistojnë disa shqetësime, përfaqësimin e ulët të femrave dhe mungesën e aksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. E rëndësishme është që çfarë ndodh para zgjedhjeve, dhe disa çështje politike u lanë në hije.

Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit që të votojnë se për kë duan. Jemi të merakosur se munguan debatet dhe programet vendore. Ne inkurajojmë autoritet dhe ti përcaktojnë më mirë kriteret. Ne do të përgatisim disa rekomandime dhe ato do të paraqiten për miratim në Strasburg”, tha një përfaqësues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco