Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Thirrje qytetarëve që të vrasin frikën e të votojnë masivisht’, Edit Harxhi: PS, po intimidon votuesit!

19:00, 14/05/2023
A+ Aa A-

Edit Harxhi ka denoncuar PS se po intimidojnë votuesit. Ajo i kërkon qytetarëve në Lushnje që të vrasin frikën dhe të votojnë masivisht.

“Duke qenë të dëshpëruar për mosdaljen e votuesve të tyre në qendrat e votimit, drejtorët e Bashkisë Lushnje sot vazhdojnë gjatë gjithë ditës me lista në duar që të intimidojnë qytetarët e Lushnjes në të gjithë qendrat e votimit.

Para disa orësh kishim një moment kur drejtoresha e arsimit në bashkinë Lushnje, në një nga qendrat e votimit ndodhej me lista votuesish. E njëjta gjë ndodh me nëndrejtorin e spitalit që ka qenë për të gjithë paraditen intimidonte votuesit që hynin në një nga qendrat e votimit në zonën e Gorresë. Kjo ka ndodhur në disa qendra votimi në të gjithë Lushnjen. Edhe drejtorët e bashkisë janë në terren gjithë kohës.

Dua t’i bëj thirrje të  gjithë qytetarëve, dilni votoni masivisht. Vrisni frikën pavarësisht intimidimit të PS dhe zyrtarëve të tyre në pushtet vendor. Dilni masivisht në votime”, tha Harxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco