FOTO/ Drejtori i AKU në Korçë, Endri Pikuli hyn në qendrat e votimit i shoqëruar nga të inkriminuar, presion votuesve

17:27, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit në të gjithë vendin, PS ka urdhëruar sërish drejtorët të zbarkojnë nëpër qendrat e votimit. 

Në Korçë, drejtori i AKU, Endri Pikuli ka "inspektuar" për herë të fundit qendrat e votimit, duke iu bërë presion votuesve të votojnë Sotiraq Filon. Ai ka qenë i shoqëruar me njerëz të krimit. Mes tyre është Redi Terolli, ish i burgosur për përdhunimin e dy turisteve suedeze disa vite më parë si dhe vëllai i tij Sokol Terolli. 

Syri.net ka siguruar fotot e Pikulit teksa futet në ambientet e brendshme të Qendrës së Votimit te shkolla "Raqi Qirinxhi" i shoqëruar nga segmentet e krimit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco