Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Të dielën votohet për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve - 3.6 mln qytetarë me të drejtë vote

18:51, 13/05/2023
A+ Aa A-

Kjo e shtunë shënon edhe heshtjen zgjedhore, pas përfundimit të fushatës 1 mujore mbrëmjen e së premtes. Në zgjedhjet vendore të 14 majit  qytetarët me anë të votës së tyre do të zgjedhin 61 kryetarët e rinj të bashkive si dhe anëtarët e këshillit bashkaik. Të dielën të drejtën për të votua e kanë 3.6 milionë qytetarë, ndërsa në 3 bashkitë e vendit, Kmëz, Elbasan dhe Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik.

SYRI TV

Pas fushatës, e cila u mbyll mbrëmjen e së premtes, kjo e shtunë shënon heshtjen zgjedhore për palët politike që garojnë ditën e dielë në 14 maj.

Duke nisur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes 5213 qendrat e votimit do të qëndrojnë ta hapura, ku qytetarët do të zgjedhin me votën e tyre  kryetarët e rinj në 61 bashkitë e vendit, si dhe anëtarët e Këshillave Bashkiakë.

Nga të dhënat e Drejtorisë së  Përgjithshme të Gjendjes Civile, në Ministrinë e Brendshme, të drejtën e votës e kanë 3,650,550 shtetas shqiptarë, ndërsa  122,545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit.

Pas përfundimit të procesit të votimit, votat e qytetarëve do të numërohen në tavolinat e numërimit në 92 KZAZ.

Në total numri i kandidatëve për kryetar bashkie dhe anëtar të këshillave bashkiak është 23.907, ku 11 843 femra dhe 12064 meshkuj.

Në këto zgjedhje 1.111 shtetas nuk janë pa përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit ndërsa 38 kandidatë janë ende nën procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së tyre nga prokuroria, ku 10 janë kandidatë për kryetar bashkie.

Në tre bashki, Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati pritet të dalë pak minuta pas përmbylljes së procesit zgjedhor, ndërsa në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi13/05/2023 20:13

3.6 milion?? Pse sa u be Shqiperia 5 mil banore! Zgjohu shoku

Shto koment

Denonco