Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Shtypi grek: Rojet e sigurisë së Edi Ramës arrestojnë kandidatin për kryebashkiak të Himarës, Fredi Belerin

Shtypi grek: Rojet e sigurisë së Edi Ramës arrestojnë kandidatin për kryebashkiak të Himarës, Fredi Belerin

07:35, 12/05/2023
A+ Aa A-

Shtypi grek ka shkruar sot për arrestimin e z.Fredi Beleri në Himarë, kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për këtë bashki, njëherësh President i OMONIA-s. 

Sipas gazetës greke Protothema, "Presidenti i Omonias në Himarë u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë 

Oficerët e policisë në Shqipëri arrestuan kandidatin për kryetar të Bashkisë Himarë  mbrëmjen e vonë të së enjtes (11 maj) . Sipas himara.gr, rojet e sigurisë së Edi Ramës arrestuan Fredi Belerin “pa arsye” duke përdorur metoda që i referohen një parashteti.

Në një video të postuar nga faqja e internetit, presidenti i Omonias në Himarë ishte  duke folur në rrugën kryesore jashtë një restoranti me kolegët e tij, kur oficerët e policisë shfaqen dhe e vënë në pranga. Më pas arrestojnë dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij dhe i vendosin në makinën e policisë.

Beleri u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë. Mediat shqiptare raportuan se kandidati për kryebashkiak i Himarës u arrestua me akuzën e blerjes së votës.

Më herët partia minoritare KEAD kishte lëshuar një deklaratë kundër kryeministrit shqiptar për polarizimin e klimës në Heimarë. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco