SYRI TV/ Behar Haxhiu takim me ish-të përndjekurit: Fokus rindërtimi dhe infrastruktura

12:48, 04/05/2023
A+ Aa A-

Behar Haxhiu, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kurbin, zhvilloi takime me ish të përndjekurit politikë. Haxhiu u shpreh se pas 14 majit do të punojë për Krubinin, duke vënë theksin te rindërtimi banesave të prekura nga tërmeti ssi dhe problmeatika të tjera.

SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu zhvilloi një takim me ish-të përndjekur politikë në këtë qytet. Haxhiu prezantoi programin e tij për Kurbinin, duke vënë theksin te probleme si rindërtimi, infrastruktura apo dhe problematika të tjera që shqetësojnë komunitetin.

Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politikë, Pashk Lala, u shpreh se Kurbinasit kanë humbur shpresën nga qeverisja lokale dhe ajo qëndrore, që drejtohet nga socialistët.

Për tu dhënë zgjidhje këtyre problemeve, Behar Haxhiu kërkoi mbështetje në 14 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco