Çuçi: Edhe atyre që u kanë skaduar kartat e identitetit do u lejohet të votojnë më 14 maj

Çuçi: Edhe atyre që u kanë skaduar kartat e identitetit do u lejohet të votojnë më 14 maj

09:44, 27/04/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë, ka bërë me dije se në zgjedhjet e 14 majit do të votojnë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, ndonëse u ka skaduar karta e identitetit.

“Vendosëm që të shtyjmë fatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skado me 14 maj.Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar.  Kemi vendosur për t’i hapur rrugë zbatimit të struktures së re të policisë së shtetit.Struktura që është miratuar fillon zbatimin dhe është një ndër reformat më të mëdha që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, një ndër objektivat e ministrit për 2023”, ka thënë Çuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco