'Gishtat e mesit për korrupsionin'/ Saraçi: Posteri i Këlliçit, gjetje - kandidati i PD e ka fituar fushatën ndaj Veliajt!

'Gishtat e mesit për korrupsionin'/ Saraçi: Posteri i Këlliçit, gjetje - kandidati i PD e ka fituar fushatën ndaj Veliajt!

21:55, 26/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi tha në një intervistë për Euronews Albania se gishtat e mesit në posterin kundër korrupsionit nga ana e Belind Këlliçit janë një gjetje.

Sipas tij, posteri i kandidatit për kryetar i Bashkisë Tiranë, përfaqëson një veprim politik.

“Për mendimin tim është një gjetje, një tërheqje vëmendje, duam, s’duam ne, në raportin Veliaj-Këlliçi, këtë fushatë elektorale, të paktën deri tani, e ka fituar Belind Këlliçi, në optikën time si gazetar.

Sa i takon përmbajtjes, vajzat e mia janë në moshë të vogël dhe nuk e di në e kanë parë ndonjëherë si veprim apo jo, por vajza e madhe që është 11 vjeç besoj se e ka parë atë gjest, që është i pahijshëm në optikën e saj, që unë ia sugjeroj të mos ia bëjë njerëzve të tjerë, por s’mendoj se është problem për posterin sepse gishtat nuk duken fare,”– u shpreh Saraçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco