Meta: Mbështetje të plotë Belind Këlliçit për vendosmërinë e tij për t'i shpallur luftë korrupsionit

Meta: Mbështetje të plotë Belind Këlliçit për vendosmërinë e tij për t'i shpallur luftë korrupsionit

21:07, 26/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, me anë të një statusi në rrejtin e tij social Facebook.

‘’Në 14 Maj, Tirana voton Ndryshimin dhe Bashkia u kthehet të gjithë qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre, duke shkulur nga rrënjët korrupsionin dhe nepotizmin’’, shkruan Këlliçi ndër të tjera.

Statusi i plotë i Këlliçit:

Mbështetje të plotë Belind Këlliçit për vendosmërinë e tij për t'i shpallur luftë pa kompromis korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, e cila është kalbur nga korrupsioni, nepotizmi dhe vjedhja e taksave të qytetarëve të ndershëm.

Rasti i krahut të djathtë të  99-shit Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Kryetarit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qato nuk është i vetmi.

Në 14 Maj, Tirana voton Ndryshimin dhe Bashkia u kthehet të gjithë qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre, duke shkulur nga rrënjët korrupsionin dhe nepotizmin me transparencë dhe llogaridhënie absolute.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco