Qeveria po përdor buxhetin për fushatë, Kume: Po i bëjnë presion zgjedhësve për votën

20:20, 26/04/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume ka treguar sesi qeveria po e shkel ligjin me përdorimin e buxhetit për fushatë dhe sipas tij ky krim duhet denoncuar.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për edicionin e mbrëmjes me gazetaren Armela Ferko në Syri Tv, Kume është shprehur se ky është presion që po i bëhet zgjedhësit në mënyrë që të largojë atë figurë që ai mendoi se ishte i denjë për të qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm.

“Nuk kemi mundësi ta ndalojmë një sjellje të tillë por kemi të drejtëne  plotë ta denoncojmë një sjellje të tillë. Në qoftë se do ti referohemi arsyes pse bëhet kjo është tu mbushësh mendjen njerëzve  të marrë votën e tyre. Ky është një lloj presoni që i bëhet zgjedhësit për të vendosur se përkë ai do të japë votën, duke u larguar nga ajo çka ai ka menduar gjatë gjithë kohës dhe ka krijuar bindjen e tij se kush do të jetë më i miri që duhet të qeverisë 4 vitet e ardhshme

Duhet denoncuar çdo rast i tillë pavarësisht nga efekti i sanksonit, më shumë sesa duke iu referuar aspektit psikologjik një luftë e tillë ndaj sjelljeve të tilla në shkelje të ligjit. Është shkelje ose mosrespektim i kërkesave përkatëse të dispozitës përkatëse se për tu quajtur më pas shkelje e ligjit  ajo duhet të trajtohet si e tille në institucione, të denoncohet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco