Indrit Hoxha takon përfaqësues të OSBE/ODIHR: Bandat po intimidojnë qytetarët të votojnë PS-në

Indrit Hoxha takon përfaqësues të OSBE/ODIHR: Bandat po intimidojnë qytetarët të votojnë PS-në

19:49, 26/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të OSBE-ODHR. 

Vetë Hoxha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndan detaje nga ky takim. 

Ai shkruan se ka vënë në dijeni përfaqësuesit e ODIHR për problemet që po shoqërojnë fushatën elektorale në bashkinë e Vorës. 

Hoxha ka theksuar se bashkia e Vorës është kthyer në bashkinë simbol të paligjshmërisë dhe korrupsionit. 

Gjithashtu, ai ka denoncuar përpara vëzhguesve ndërkombëtare angazhimin e elementëve kriminalë në këtë fushatë të cilët intimidojnë qytetarët dhe kërkojnë vota për partinë në pushtet. 

Postimi
Kisha kënaqësinë të prisja sot në zyrën e shtabit elektoral te koalcionit "Bashkë Fitojme" në Vorë përfaqesues të misonit OSBE/ODIHR. Bashkë me stafin tim i paraqitëm të gjitha problematikat që ka shfaqur kjo bashki për sa i përket procesit zgjedhor, por jo vetëm.

I bëra me dije përfaqësuesve të OSBE/ODIHR se Vora ka këto problematika. 

1. Është bashkia e cila ka ndërruar më shumë kryebashkiakë në katër vite sa asnjë tjetër në Republikën e Shqipërisë, duke e kthyer atë bashkinë simbol të paligjshmërisë dhe korrupsionit.

2. Përdorimin e bandave gjatë fushatës zgjedhore me qëllim intimidimin e qytetarëve për të votuar partinë në pushtet.

3. Përdorimin e administratës publike në fushatën zgjedhore si dhe fryrjen e saj jashtë çdo kriteri duke keqpërdorur paratë publike me qëllime politike.

4. Përdorimin e fondeve publike për qëllime elektorale. Si përshembull intimidimin që kërcënimi që po u bëhet qytetarëve të Vorës në shpërndarjen e shtëpive që kanë humbur nga tërmeti.

I falenderova që kishin zgjedhur për të vëzhguar nga afër. Me të drejtë, pasi Vora në raport me popullsinë dhe territorin ka ndoshta përqendrimin kriminal më të madh se çdo bashki tjetër. Për këto arsye i kërkova që në bashkinë Vorë të dyfishohet numri i vëzhguesve ndërkombëtarë. Unë personalisht do të jem në dispozicion të tyre për të faktuar çdo ditë krimet elektorale të bandës në pushtet. Është misioni i të gjithëve ne, që asnjë votë të mos cenohet dhe vullneti i qytetarëve të Vorës të respektohet. 

Qytetarët e Vorës të ndihen të sigurtë se çdo votë e tyre do të numërohet dhe në fund demokracia do të fitojë e korrupsioni dhe krimi në Vorë do të largohen me vullnetin e lirë të qytetarëve. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco