Tenderat e Mariglen Qatos/ Meri Lika: Punonjësit e shtetit marrin para nga buxheti për bizneset e tyre

18:56, 26/04/2023
A+ Aa A-

Aktivistja Meri Lika është shprehur se dikush që punon në shtet dhe hap një biznes fillimisht duhet të plotësojë një deklaratë.

E ftuar në “Task Force” me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, Lika tregon se personi duhet të dëshmojë që aktiviteti që ai do të kryen nuk do e dëmtojë punën që ai bën dhe njëkohësisht nuk do të përfitojë asnjë të ardhur.

“Një person që është në një punë shteti dhe hap një biznes duhet të plotësojë një deklaratë fillimisht tek ndërmarrja, institucioni ku punon ku ai të tregojë se çfarë aktiviteti do kryej dhe sesi ky aktivitet mund të ndikojë në punën e tij në shtet. Ai duhet të tregojë që ky aktivitet nuk do ta dëmtojë punën që ai bën dhe nga shteti ai nuk do të përfitojë asnjë të ardhur. Tani, të gjithë këta që pamë, një listë shumë të madhe këtu, a e kanë bërë këtë deklaratë? Sepse janë të gjithë punonjës shteti, të gjithë punonjës që marrin para nga buxheti i shtetit”, u shpreh Lika, duke iu referuar skandalit te nepotizmit dhe tenderave te Mariglen Qatos ne bashkine e Tiranes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco