VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Jugu në rrezik madhor nga mafia, s'ka pushtues që sillet në këtë mënyrë ndaj vendit si këta qeveritarë!

12:16, 23/04/2023
A+ Aa A-

Nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha, në Delvinë, në prezantimin e kandidatit Ilir Mehmeti për këtë bashki. 

"Po vij nga Saranda. Në Sarandë, Ardit Cikuli një kandidat i mrekullueshëm, një njeri serioz, kë ka përkarshi?! Cilin ka, thoni ju. Asnjë qytetar të Sarandës, por ka të deleguarin e bandave të Durrësit dhe mafias së Durrësit dhe famozit Alket Hyseni, famëziut Alket Hyseni, i cili përveç grabitjeve dhe plaçkitjeve, bëri gjithçka për të bërë me pallate me radhë eksponentët e rilindjes. 

Shkoni në Sarandë, Ksamili po merr fund. 

Famir Shero ka përballë përfaqësuesin e Rilindjes, i cili do të bëjë pazar gjithçka me pasuritë e Konispolit. Kështu me radhë.

Në Përment, Edmond Komnino, në Këlcyrë, Arjan Kasaj, në Tepelenë një inxhinier i shkëlqyer, i kthyer pas 30 vitesh nga Kanadaja, ka përballë Tërmetin që po të kishte një emër tjetër do t'i thonin më mirë "tmerr" njeri. Po. 

Albert Malaj, në Memaliaj. Disa prej tyre i takoja për herë të parë, por disa prej tyre më impresionuan shumë. Njerëz me identitet, njerëz me CV.

Dëgjova programin e Ilirit, program i një qeveritari të vërtetë, program i një njeriu që shef me sensin e përgjegjësisë, çdo potencial dhe problem të Delvinës. Programin e një njeriu që merr përgjegjësi. Dhe kështu në çdo bashki të jugut. Jugu ka një rrezik madhor, mafian, mafian dhe vetëm mafian! 

Po e shkatërrojnë! Shkoni në Kasamil, aty po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia! 

E ka thënë bukur Faik Konica; Zoti mbrojttë Shqipërinë nga shqiptarët! Ka pasur parasysh që do të vinte, se ka qenë si punë profeti në mençurinë e tij Faik Konica dhe ka pasur parasysh se do të vinte një ditë mafia shqiptare që do ta shkatërronte.

Nuk ka pushtues që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj një vendi, siç po sillen këta qeveritarë!".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco