Fredi Beleri në fshatrat e Himarës, ku ende kërkohet minimalja: Rrugë, mjek, subvencion

Fredi Beleri në fshatrat e Himarës, ku ende kërkohet minimalja: Rrugë, mjek, subvencion

11:30, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri, ka vazhduar takimet në fshatrat e kësaj bashkie. Në vazhdën e takimeve është ndalur në fshatin Kudhës, ku bie në sy braktisja masive nga popullsia. Rinia është larguar në emigrim dhe në fshat ka mbetur vetëm mosha e tretë.

Në fjalën e tij kandidati Beleri e ka vendosur fokusin tek rruga e amortizuar e fshatit, bërë pengesë për zhvillimin e zonës, njofton SYRI TV.

Beleri akuzoi bashkinë Himarë, që sipas tij, është mbushur me punonjës fiktivë që nuk kryejnë asnjë funksion kurse Vullnet Sinajt, deputetit të Vlorës i cili po bënë fushatë për Jorgo Goron në Himarë, Fredi Beleri i ka kërkuar të investojë njëherë në fshatin e tij, në shtëpinë e tij, Armenin dhe më pas të premtojë investime në fshatrat e Himarës

Banorët në mbështetje të kandidatit Beleri kanë shfaqur si primare për ta krahas rrugës së fshatit, mungesën e shërbimit mjekësor. Sipas tyre edhe një infermier që ishte më parë në fshat tashmë është larguar.

Transporti me Himarën, Sarandën apo Vlorën është një tjetër dhimbje koke për ta, teksa tregojnë se çdo muaj harxhojnë gjysmën e pensionit vetëm për transport publik.

Gjithashtu kërkesa pati edhe për mbështetje në kultivimin e ullinjve, e cila deri më tani ka munguar.

Kryetarin aktual të Himarës, Goron, banorët e kanë cilësuar si një kryetar bashkie i cili në 12 vite nuk është dukur asnjëherë në zonë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco