Berisha prezanton sot Ilir Mehmetin, kandidatin për kryebashkiak të Delvinës

Berisha prezanton sot Ilir Mehmetin, kandidatin për kryebashkiak të Delvinës

09:17, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD. Sali Berisha, do të prezantojë sot në Delvinë, kandidatin për kryebashkiak Ilir Mehmeti.  Berisha njoftoi në Fb: “Të dashur miq, ju ftoj të më ndiqni live në ora 11:00 , në prezantimin e kandidatit të fitores të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë Delvinë, z. Ilir Mehmeti.”

Nga ana e tij vetë kandidati, i cili ka qenë student i Lëvizjes së Dhjetorit '90 dhe një ndër firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike.ka njoftuar se ditën e diel, më datë 23 prill 2023, ora 10:30, në ambjentet e kinoteatrit “Nazif Haderi” në Delvinë bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar bashkie z. Ilir Mehmeti, ku na nderon me pjesmarjen e tij lideri historik i Partisë Demokratike Prof.Dr. Sali Berisha dhe kryetari i Partisë të Lirisë z. Ilir Meta".


Vetëprezantimi i kandidatit Ilir Mezan Mehmeti:
 "Kam lindur më 7 maj 1970 ne Delvine.Kam kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, Dega Makineri, në vitet 1988-1993.

Kam punuar si Inspektor i Kontrollit dhe Kalibrimit të Mjeteve Matëse për Rrethin Delvinë prej vitit 1993 deri në vitin 1997. Prej vitit 1997 deri në vitin 2019 kam punuar në detyrat e Përgjegjësit të Zyrës së Shërbimeve dhe Zëvendëskryetarit pranë Bashkisë Delvinë.Prej vitit 2021 deri në muajin Mars 2023 kam punuar në detyrën e Specialistit në Drejtorinë Juridike të Bashkisë Finiq.

Kam përfunduar seminaret e organizuar nga Insituti Urban & USAID me tema “Vendosja e Taksave dhe Tarifave për Ujin e Pijshëm”, “Vendosja e Taksave dhe Tarifave për Mbetjet e Ngurta”, “Programi i Investimeve Kapitale”, “Përfshirja dhe edukimi i qytetareve” , "Planifikimi dhe Qeverisja Vendore" dhe jam paisur me çertifikata.Kam përfunduar kursin e organizuar nga ASPA, me temë “Asistencë teknike për administratën publike vendore në lidhje me përdorimin e nënshkrimit elektronik dhe dokumentit elektronik”, e jam paisur me çertifikatë.

Kam qenë student i lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990 e një ndër firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike. Jam i martuar me Enkelen dhe jam babai i Iglit,Albertit dhe Greisit.

Image

Të dashur bashkqytetarët e mi!

Vendosa të kandidoj për kryetar të Bashkisë Delvinë, nisur nga situata tepër kritike ku gjendet Delvina dhe fshatrat në juridiksion të saj. Zgjedhjet e 14 Majit janë zgjedhje lokale e thënë ndryshe zgjedhje administrative, ku ju me votën tuaj do të zgjidhni Kryetarin e Bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. Nisur nga konstatimet dhe fjalët e dëgjuara prej jush se qyteti Delvinë dhe fshatrat në juridiksion të bashkisë po degradohen nga largimi i njerëzve,largimi i institucioneve, ndarja e keqe teritoriale, si dhe mungesa e investimeve , vota juaj merr një rëndësi të veçantë për administratorin që do të drejtojë për katër vite institucionin e Bashkisë Delvinë.

Administrimi dhe menaxhimi i mirë i këtij institucioni do të japë një impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të qytetit Delvinë dhe fshatrave përreth, në të kundërt bashkia rezikon të degradojë edhe më keq e banorët të largohen akoma më shumë prej saj.

Unë kam eksperiencën,përvojën dhe përkushtimin e duhur për të bërë ndryshimin e kësaj gjendje kritike,prandaj kërkoj që më 14 Maj të votoni duke pasur në konsideratë të mirën e familjes tuaj, qytetit apo fshatit tuaj,larg ndikimeve dhe fanatizmave politike, e larg presioneve."
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco