‘Mbështetja masive’/ Salianji: Borxhlinj ndaj entuziazmit të Qërretit! Në 14 maj, fitojmë Kavajën

‘Mbështetja masive’/ Salianji: Borxhlinj ndaj entuziazmit të Qërretit! Në 14 maj, fitojmë Kavajën

21:59, 22/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka vlerësuar entuziazmin dhe mbështetjen masive të Qërretit ndaj kandidatit demokrat Fisnik Qosja në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Kavajës.

‘Entuziazmit dhe mbështetjes së përhershme të Qerretit i ndihemi borxhlinj dhe i përulemi! Në 14 Maj bashkë fitojmë Kavajën’, shkruan Salianji në Facebook.

Postimi i plotë:

Entuziazmit dhe mbështetjes së përhershme të Qerretit i ndihemi borxhlinj dhe i përulemi!

Mbështetjes masive kandidati fitues Fisnik Qosja i paraqiti program konkret:

“Pas fitores së padiskutueshme të Bashkise në 14 Maj, do nisë projekti madhor i “ Rrugès se Bregdetit", zyrën e turizmit, trajtimin e ujërave, pastrimin e gjelbèrimin sipas standardeve, ndriçimin dhe infrastrukturën dytësore aq të rëndesishme për turizmin e qëndrueshëm në zonë, si dhe zgjidhjen e çështjes emergjente të varrezave”

Në 14 Maj bashkë fitojmë Kavajën ✌🏻

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco