Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Belind Këlliçi: Duhen vetëm 200 metra katrorë për të ndryshuar Tiranën!

Belind Këlliçi: Duhen vetëm 200 metra katrorë për të ndryshuar Tiranën!

12:44, 18/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi tha sot se duhen vetëm 200 metra katrorë pronë publike për të ndryshuar rrënjësisht Tiranën. 

Në një bisedë në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, Kelliçi shpjegoi projektin që ka për 500 oazet në kryeqytet.

Bëhet fjalë, pohoi Këlliçi, për 200 metra katrorë në çdo lagje, për ta bërë lulishte dhe hapësirë çlodhëse me stola.

"Sot është një prej problemeve më të mëdha në qytet, pamundësia që kanë banorët, kryesisht të moshuarit dhe familjarët me fëmijë të vegjël, për të zbritur nga apartamentet, e për të kaluar pak kohë jashtë".

Kelliçi sqaroi se i gjithë projekti në 500 lagje të Tiranës do të sillte një transformim total dhe kërkon 100 mijë metra katrorë e jo më shumë se 5 milionë euro në një mandat.

Për kontrast me atë që kryebashkiaku aktual ka bërë, Kelliçi solli shifrën e lartë të ndërtimeve dhe betonit në këto 8 vite.

Bashkia aktuale i ka hequr Tiranës 520 mijë metra katrorë gjelbërim, deklaroi Këlliçi, dhe ka ofruar 7.1 milionë metër katrorë beton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco