Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

er

Alibeaj sulmon Këlliçin, Deromemaj aspak i habitur: Ka kaluar çdo kufi

11:29, 18/04/2023
A+ Aa A-

Enkelejd Alibeaj dhe Erion Veliaj kanë kordinuar fushatën elektorale kundër demokratëve.

Me të njëjtën gjuhë e fjalim, Veliaj e Alibeaj kanë sulmuar demokratët dhe manifestimin madhështor të koalicionit "Bashkë Fitojmë" të shtunën në "Air Albania". Në të njëjtën kohë, kordinimi ka ndodhur edhe në fushatën për Tiranën, ku Erion Veliaj suporton publikisht kandidatin e Alibeajt, ndërsa ky i fundit si target sulmi ka pasur Belind Këlliçin e jo Veliajn.

Genc Deromemaj, Anëtar i Kryesisë së PD në Vlorë, aspak i habitur, dha komentin e tij mbi këtë ngjarje, ku u shpreh se nuk pret asgjë nga Alibeaj sepse ai tashmë ka kaluar çdo kufi.

Nuk pres asgjë më tepër nga Alibeaj, i ka kaluar te gjithë kufinjtë dhe është e kotë të merremi me të, dhe mos prisni të reflektojë apo të ketë një kthim në qëndrimin e tij publik ndaj PD dhe kandidatëve të saj.

Baza ka gjithmonë më shumë të drejtë pasi nuk është aq politike sa ç’është qendra sidomos në këto raste kur kemi shfaqje të tilla të shfaqjes së njerëzve që publikisht në mënyrë të përsëritur, sulmojnë partinë dhe përdorin të gjitha mekanizmat që kanë në dorë për t’i bërë dëm. Qëndra është gjithmonë më politike .

 

Pra Alibeaj që sulmon Këlliçin, pyetur nga moderatori Flavio Qarri se a ka një qëndrim zyrtar që duhet të mbajë PD e rithemelimit, Deromemaj u përgjigj:

Qëndrimin zyrtar e keni dëgjuar edhe nga kryetari i partisë Berisha, nuk kemi çfarë t'i shtojmë por në gjykimin tim personal duhet të ishim distancuar prej kohësh, por për fat të keq jetojmë me këtë politikë ku vlen "kurrë mos thuaj kurrë”. Nuk do ishte ndonjë çudi e madhe, që Alibeajn ta shikonim përsëri në selinë e PD, për fat të keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco