Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat

SYRI TV/ Pako ushqimore në këmbim të votës për PS-në, policia hesht...

10:54, 18/04/2023
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga skandali i shpërndarjes së ndihmave në këmbim të votave, denoncuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Has, Miftar Dauti.

Syri Televizion siguroi pamje të cilat tregojnë se pakot me ndihma ushqimore janë me logon e Rezervave të Shtetit.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga policia apo prokuroria që të ketë marrë masa për këtë shkelje ligjore.

Skandali u denoncua mbrëmjen e së hënës në emisionin Çim Peka Live në Syri Televizion nga kandidati i opozitës për bashkinë Has, Miftar Dauti.

Dyshohet se ndihmat ushqimore po shpërndaheshin nga Blerim Mula, djali i kandidatit socialist për bashkinë e Hasit, Halit Mula.  Makina me pako ushqimore u ndalua në qendër të qytetit dhe do t`u jepej qytetarëve në këmbim të votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco