Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Alibeaj dhe Veliaj koordinojnë fushatën kundër demokratëve, Gjokutaj: Një karikaturë

10:49, 18/04/2023
A+ Aa A-

Enkelejd Alibeaj dhe Erion Veliaj duket se kanë koordinuar fushatën elektorale kundër demokratëve. Me të njëjtën gjuhë e fjalim, Veliaj e Alibeaj kanë sulmuar demokratët dhe manifestimin madhështor të koalicionit "Bashkë Fitojmë" të shtunën në "Air Albania".

Koordinimi ka ndodhur edhe në fushatën për Tiranën, ku Erion Veliaj suporton publikisht kandidatin e Alibeajt, ndërsa ky i fundit si target sulmi ka pasur Belind Këlliçin e jo Veliajn.

Genc Gjokutaj avokat, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi këtë koordinim ku u shpeh se asgjë nuk e habit më dhe gjithçka tashmë është e pritshme. 

Gjokutaj, u shpreh se në këtë rast kemi të bëjmë me individë që nuk kanë hyrë në garë për të fituar apo garuar denjësisht, por për të krijuar imazhin e rremë se PD zyrtare është e Alibeajt, teksa e quajti të gjithë këtë përpjekje një ‘karikaturë’.

Alibeaj dhe të gjithë ata që janë aty si mendje patologjike dhe diabolike, nuk patën problem blindimin e asaj partie, nuk patën problem të firmosnin ankime për seanca ku as nuk kishin marrë pjesë , ata dolën dhe thanë ‘ndihemi kryetar’, ata kanë marrë 1 milion euro për 14 kandidatë , që në fakt jepen për 61 kandidatë. 
Në fund do jetë kryetari i vetëm i një partie. Problemi është se ky është pjesë e një skenari politik të Ramës i cili rreth Këlliçit ka vënë disa manekinë që synojnë minimizimin e votave të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Ju shikoni me kë kemi të bëjmë, me Enkelejd Alibeajn, një njeri që flet para pasqyrës. Kemi të bëjmë me këtë Lajla Përnaskën që sigurisht ka një të shkuar të lidhur me PD, por çuditërisht është në gjirin e një partie në aleancë me Edi Ramën , PDIU. Keni individë të cilët këtë rol kanë, pra nuk kanë hyrë në këtë fushatë për të fituar apo për të garuar denjësisht. Dhe ajo që është kryesorja, kanë hyrë për të krijuar imazhin e rremë që PD zyrtare është e Enkelejd Alibeajt. Kjo është një karikaturë që në kushtet e kësaj mazhorance që ka investuar për karikaturën si zhaner si gjini në artet pamore, është goxha investim i madh, është një episod.  Ajo që shqetëson përveç anës groteske të kësaj pune është ajo çfarë ofron mazhoranca. Pra të vijmë tek Veliaj, sepse gara bëhet me të dhe këta janë koperturë e shëmtuar, kështu që po t’i hyjmë fushatës, fushata është diametralisht e kundërt e konceptuar. Mos harroni që flitet për garim për një metropol si Tirana me probleme madhore të grumbulluara dhe që vazhdojnë të depozitohen si probleme madhorem për shkak të vetë lëvizjeve demokrafike që Tirana ka pësuar, dhe siç dihet ka fluks të njerëzve të ardhur, dhe nuk po gjen zgjidhjet që qyteti duhet tu japë këtyre prurjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco