Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

‘Të bashkuar rreth Hasim Çekrezit’/ Meta: Një mesazh i fortë për fitoren nga qytetarët e Gramshit

‘Të bashkuar rreth Hasim Çekrezit’/ Meta: Një mesazh i fortë për fitoren nga qytetarët e Gramshit

10:02, 18/04/2023
A+ Aa A-

Prezantimin e zjarrtë të kandidatit demokrat të dalë nga primaret, Hasim Çekrezin, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka quajtur një mesazh të fortë për fitoren dhe ndryshimin nga qytetarët e Gramshit.

‘Ata do të ndëshkojnë me votë "Rilindjen", që e la Gramshin në harresë, që mashtroi për ndërtimin e rrugëve dhe që e katandisi gjimnazin e Gramshit nga 1100 nxënës para 10 viteve, në vetëm 400 nxënës sot’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

Një mesazh i fortë për Fitoren dhe Ndryshimin nga qytetarët e Gramshit, të bashkuar rreth Hasim Çekrezit dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” .

Ata do të ndëshkojnë me votë "Rilindjen", që e la Gramshin në harresë, që mashtroi për ndërtimin e rrugëve dhe që e katandisi gjimnazin e Gramshit nga 1100 nxënës para 10 viteve, në vetëm 400 nxënës sot.

"Rilindja" e pashpirt edhe pyjet e mrekullueshme ja grabiti Gramshit bashkë me pasuritë ujore të tij.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

#PartiaLirise #BashkeFitojme #Gramsh #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco