Bardh Spahia pret drejtuesin e Komisionit të Jashtëm Britanik: Shkodra një portë rajonale dhe evropiane

Bardh Spahia pret drejtuesin e Komisionit të Jashtëm Britanik: Shkodra një portë rajonale dhe evropiane

11:32, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka pritur deputetin e partisë Konservatore dhe njëherazi drejtues i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Britanik z. Henry Smith.

Në postimin e tij në Facebook, Spahia thekson se përmes bashkëpunimeve me miq të mirë të vendit tonë si z.Smith, do të ketë rrugë të reja zhvillimore dhe se Shkodra do të jetë një portë e rëndësishme rajonale dhe evropiane.

Postimi i plotë:

Shkodra do të jetë një portë e rëndësishme rajonale dhe evropiane. Me deputetin e partisë Konservatore dhe njëherazi drejtues i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Britanik z. Henry Smith pata kënaqësinë të bisedoja mbi zhvillimet politike në vend dhe sfidën e 14 Majit, urat e bashkëpunimit me fokus zhvillimin ekonomik, turistik dhe kulturor mes dy vendeve tona.

Një ndalesë e veçantë ishte ajo në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës ku deputeti Smith u njoh me një periudhë të errët që kaloi vendi ynë, e cila u duhet dëshmuar brezave të ri. Tashmë mes Shkodrës dhe Anglisë përmes bashkëpunimeve me miq të mirë të vendit tonë si z.Smith, do të ketë rrugë të reja zhvillimore 🇦🇱🇬🇧

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco