Teliti: Problematika kryesore për qyetarët është kostoja e lartë e jetesës dhe transporti

20:39, 10/04/2023
A+ Aa A-

Këshilltari ekonomik në Partinë Demokratike Dorian Teliti i ftuar në edicionin e mbrëmjes me moderatores Armela Ferko në Syri Tv tregoi planin e kandidatit për bashkinë e Tiranës Belind Belliçit në lidhje me uljen e kostos së jetesës, po ashtu edhe për transportin publik falas.

Teliti është shprehur se në projekt është propozuar ulje e taksave dhe tatimeve bashkiake po ashtu reduktimi i barrës fiskale.

“Nga programi i Belind Këlliçit ju siguroj që nuk do të gjeni as premtime bombastike e as gjëra që do ju lënë natën pa gjumë. Ne bëmë diçka të thjeshtë. Shkuam tek qytetarët dy muaj rresht, i takuam njerëzit e thjeshtë nga nga fshati  tëk qyteti. I pytëm çfarë halleshe problemesh keni. I dinim pjesën dërrmuese të tyre dhe çfarë konstatuam ne që vendin e parë e zinte kostoja e jetesës pastaj vinte transporti e më pas problematikat e tjera po shumë të rëndësishme. Atëherë ne hartuam një program i cili është tërësisht i bëshëm  pa cenuar qëndrueshmërinë financiare të bashkisë së Tiranës. Propozuam një ulje relative të disa taksave dhe tatimeve bashkiake, reduktojmë barrën fiskale, taksat dhe tarifatt fiskale, zgjerojmë dhe luftojmë informalitetit, që duhet ta bëjë çdo qeverisje pavarësisht e majtë apo e djathtë dhe kështu nuk cënojmë absolutisht financat aktuale të bashkisë , madje presim dhe një rritje të tyre sipas studimeve që kanë bërë ekspertët tanë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco