Juristja: Vendimi i arbitrazhit për Becchettin është përfundimtar dhe i ekzekutueshëm

19:23, 10/04/2023
A+ Aa A-

Juristja Enyal Shuke tha në "Task Force" me Sonila Meçon në Syri Tv se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Francesco Becchettin është përfundimtar dhe i ekzekutueshëm. 

Duke lexuar pjesë nga vendimi, Shuke tha se Shqipëria u penalizua për shkak të ndërhyrjeve direkte të qeverisë, veçanërisht të Edi Ramës i cili i shpalli luftë investitorit italian dhe për pasojë solli gjobën 110 mln euro për Shqipërinë.  

"Vendimet janë të pakthyeshme. Janë gjë e gjykuar dhe janë vendime që nuk kthehen, por janë të ekzekutueshme. Gjykata e Rishikimit duke rikonfirmuar ato konkluzione që ka nxjerrë gjykata e themelimit ka sjellë disa prej këtyre konkluzioneve të cilat lidhen direkt me çështjen penale. Ajo konkretisht ka risjellur në vendimin e saj paragrafin 703 të vendimit të themelimit në të cilin kemi të bëjmë me diskutimin nëse vendimi për ekzekutimin e sekuestros dhe gjithë vendimet për marrjen e masave të arrestit janë një ushtrim legjitim i kompetencave proceduese penale të Shqipërisë. Gjykata duke analizuar sjell përsëri këto konkluzione të nxjerra nga gjykata e parë dhe thotë kur merren së bashku të gjitha çështjet e diskutuara më sipër, mbështesim fuqimisht konkluzionin se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve. Këto janë konkluzionet e gjykatave si të themelit ashtu edhe të rishikimit të konfirmuara prej saj. Hetimet penale filluan nga një qeveri që ishte pranë konkurrentëve tregtarë të paditësve, operatorë dominantë të stacioneve televizive ndaj një kanali që ishte kritik ndaj qeverisë. Në fillim të këtyre hetimeve një përfaqësues i qeverisë në mënyrë eksplicite deklaroi se Becchetti duhet të fliste me një nga ata konkurrentë nëse donte të kuptonte pse investimet e paditësve ishin nën hetim dhe se nuk ishte një ide e mirë të kundërshtojë shtetin. Sapo u morën vendimet për sekuestrimin kryeministri deklaroi luftën e tij kundër investitorëve si paditësi si një sukses dhe vijoi duke kërcënuar gjyqësorin mbi bazën se ai ishte disi i implikuar në shkeljen e supozuara të këtyre institucioneve", tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco