Meta: Përjashto Shkodrën, kryebashkiakët e tjerë janë shëmbëlltyrë e Ramës

Meta: Përjashto Shkodrën, kryebashkiakët e tjerë janë shëmbëlltyrë e Ramës

21:52, 05/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se 28% e buxhetit të bashkisë së Durrësit shkon për inceneratorin e Tiranës. Sipas Metës, me përjashtim të bashkisë së Shkodrës, të gjithë kryebashkiakët e tjerë janë shëmbëlltyra të Edi Ramës.

 Po ashtu, Meta ngriti disa shqetësime që lidhen me bashkinë e Shkodrës, që siç tha ai në 10 vite është braktisur nga qeveria.

 “Shkodra- tha Meta -është pa drejtor arsimi, pa gjykatë apeli dhe gjykatë administrative”.

I ndalur tek zgjedhjet lokale të 14 majit, Meta u shpreh se “Lista e PS për këshilltarë e mbushur me mjaftista, me drejtorë. Listën tonë në Tiranë e drejton Ilir Alimehmeti. Një figurë qytetare, një personalitet një mjek. A e dini që në listën tonë është dhe Arben Tafaj kryetar i shoqatës ‘Tirana’.”

“Hiq Bardh Spahine dhe bashkinë e Shkodrës qe ka transparence. Te gjithë te tjerët pak më mire pak me keq janë shëmbëlltyre e Edi Ramës. Për kë të flasim për bashkinë e Tiranës. Qe i çon leket për inceneratorin e Tiranës. Per çfarë te flasim?

Kalojmë tek Bashkia e Durresit. 28% e buxhetit te bashkisë së Durrësit ka kaluar për inceneratorin e Tiranës. 10 milionë euro. Ne vend qe te zgjidhnin problemet e qytetareve. Kjo është historia e pushtetit lokal te Edi Rames. Ky është një model.

A i ka thëne dikush Edi Rames qe Shkodra nuk ka drejtori Arsimi. Shkodra te mos kete drejtori arkivi. Agjencia e ujerave, bordi kullimit. Kush i ka bere keto gjera, nuk i di Edi Rama keto. Shkodra pa gjykate apeli, Shkodra pa Gjykate Administrative, ku do ti ndjekin keto qytetare problemet e tyre.

Shkodra ne keto 10 vite eshte thuajse e braktisur. Me pare ka pasur vëmendjen e duhur. Shkodra një qendër e rëndësishme rajonale për Malin e Zi etj. 1/3 e investimeve te Korçës te kishte marre Shkodra do te ishte ndryshe”, theksoi ndër të tjera Ilir Meta për televizionin ‘Star Plus’ në qytetin e Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco