Gjoba 110 mln euro/ Gjokutaj: Rama duhet të ndiqet penalisht për shpërdorim detyre, solli dëm ekonomik

18:44, 05/04/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj shprehet se Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi penale për gjobën 110 mln euro që mori Shqipëria në arbitrazh, për çështjen "Becchetti". 

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, Gjokutaj tha se Rama ka shpërdoruar detyrën, duke i sjellë shtetit dëm ekonomik.

"Këta nuk marrin parasysh dëmin ekonomik. Një drejtues shtetëror nëse ka dëm ekonomik për shkak të veprimtarisë së tij ai jo vetëm shkarkohet, por merret në përgjegjësi penale për shpërdorim detyre. A duhet të merret në përgjegjësi penale Edi Rama për këtë rast?  Absolutisht. Ai e ka mbrojtur, ai e ka marrë përsipër të gjithë këtë histori. 

"Kush e shkaktoi këtë dëm ekonomik? Kush u përplas me Becchettin? Agon Channel është bastisur, ka shkuar policia e shtetit, kanë shkuar organet shtetërore dhe kanë bërë bastisje atje. Becchetti është shtetas i huaj se të ishte shtetas shqiptarë s'dihet a do të ishte shqiptar dhe vuri në lëvizje gjykatat ndërkombëtare", tha ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco