Vasili reagon ndaj socialistëve pas akuzave për paratë ruse: Garë mashtruesish se kush është më debili

Vasili reagon ndaj socialistëve pas akuzave për paratë ruse: Garë mashtruesish se kush është më debili

19:51, 04/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas disa deklaratave të bëra nga socialistët të cilët akuzojnë Monika Kryemadhin se ka marrë para nga rusët.

Vasili shprehet në një postim të bërë në Facebook, se banka në të cilët pretendohet se janë bërë pagesat në vitin 2017, është mbyllur përfundimisht në vitin 2016.

Reagimi i plotë:

Gare mashtruesish se kush eshte me debili!

Mashtrimi i trashe me gjoja parate ruse, ka  hapur nje gare te vertete debilash mes deputeteve rilindas apo ish socialiste te tredhur e te klonuar ne rilindas, se cili do te genjeje me shume qe ti peleqejne sa me fort kryeidebilit shkollepak.

Lajmi i rreme per Kryemadhin ishte kaq idiot sepse Banka per te cilen behet fjale ne dokumentin e rreme te mashtruesve ka falimentuar qe ne vitin 2014 dhe eshte mbyllur perfundimisht ne 2016 nderkohe qe pagesa na qenka bere ne vitin 2017 kur Banka nuk ekzistonte më fare.

Sigurisht Rama ka perzgjedhur pikerisht ata më kryeidebilat mes deputeteve te vet, sepse vetem ata kane stomak gomari per te folur çdo lloj gomarlleku, qe ai ju ve ne goje.

Keta soj debilash nuk lodhen duke bere autogola madheshtore.

Ndaj debilër vazhdoni plotesoni portretin e matuferve legjendare per te arritur ne top level te debilitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco