SYRI TV/ Departamenti i Shëndetësisë në PD, takim në Berat, Ismaili: Do u japim fund problemeve

14:31, 04/04/2023
A+ Aa A-

Cilësia e shëndetit është e lidhur drejtpërdrejt me situatën infrastrukturore në Bashkinë Berat. Këtë konluzion e dha kandidati i opozitës për këtë bashki, Zija Ismaili, gjatë një takimi të organizuar nga Departamenti i Shëndetësisë i Partisë Demokratike, i drejtuar nga mjeku Ilir Alimehmeti. Takimi u zhvillua me mjekë beratas, të cilët trajtuan disa problematika që lidhen me situatën shëndetësore.

SYRI TV

Departamenti i Shëndetësisë i Partisë Demokratike ka organizuar në Berat një takim me mjekë të këtij qyteti. Takimi u organizua nga doktor Ilir Alimehmeti, si drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD dhe kandidati për kryetar bashkie në Berat, doktor Zija Ismaili.

Kandidati i opozitës për Bashkinë Berat, Zija Ismaili, u shpreh se cilësia e shëndetit është e lidhur drejtpërdrejt me situatën infrastrukturore në Berat, probleme të cilat do të marrin fund pas 14 majit.

Doktor Ilir Alimehmeti u shpreh gjatë fjalës së tij, se zgjidhjet që jep Zija Ismaili për Beratin janë të duhurat.

Mjekët e pranishëm në takim, u ndalën te disa nga problemet që shqetësojnë qytetarët, duke përfshirë edhe ato shëndetësore.

Mjekët kërkuan që në të ardhmen të ketë më shumë investime në sektorin e shëndetësisë, kryesisht në qendrat shëndetësore të fshatrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco