Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

‘Mallkoj ditën që kam qenë pjesë e administratës’, protestuesi: Kanë nxjerrë sekserë për të manipuluar banorët…

‘Mallkoj ditën që kam qenë pjesë e administratës’, protestuesi: Kanë nxjerrë sekserë për të manipuluar banorët…

11:50, 03/04/2023
A+ Aa A-

Një tjetër banor i Bërxullës, teksa shprehet kundër projektit për rrugën Thumanë-Kashar, deklaroi se qeveria ka vënë në lëvizje sekserë për të firmosur aktet noteriale.

Teksa sot po mbahet protesta e radhës, banori pohoi se ishte në dijeni të këtij projekti, pasi ka qenë pjesë e administratës.

“Ça kanë premtuar për 30 vite s’kanë bërë asgjë. As rrugë, as drita. Përdorin ca sekserë që marrin akte noteriale nëpër banesa, gënjejnë pronarë banesash që t’i çojnë drejt firmosjes së akteve noteriale. Dijeni keni pasur për projektin, si pjesë e administratës që të punoja për fshatin tim, por e mallkoj atë ditë që kur u ktheva nga emigracioni. Ka vetëm mbledhje, zgjidhje ekuacionesh se si ta shfrytëzojnë popullit. Ne i kemi me dokumente pronat”, tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco