Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Hisen Berisha: Vuçiçi ‘Gebelsi i Miloshevicit’ ulet në tavolina europiane, krerët e UÇK-së gjykohen si kriminelë

Hisen Berisha: Vuçiçi ‘Gebelsi i Miloshevicit’ ulet në tavolina europiane, krerët e UÇK-së gjykohen si kriminelë

10:33, 03/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri Tv ishte deputetit, gjenerali i luftës UÇK-së, Hisen Berisha.

Berisha është shprehur se jemi në një situatë absurde sepse Gebelsi i Millosheviçit, Vuçiçi ulet në tavolinat europiane dhe ata që kanë mbrojtur popullin e vet gjykohen si kriminelë.

"Marshimi ishte një solidarizim i madh nga të gjitha shtresat e popullit në Kosovë me heronjtë e luftës paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë.

Kjo është një provë e të gjithë shqiptarëve që të dëshmojnë edhe në herë luftën tonë që e kemi bërë për liri dhe paqe.

Ajo dalje masive në sheshin e Prishtinës ka treguar që ne akoma po luftojmë për drejtësi, dhe kjo e drejtë është në favor të heronjve të luftës sonë, sepse në Hagë po hetohen liderët dhe ndërtuan shtetin e Kosovës që nga lufta e deri në sot.

Padyshim se Gjykata Speciale e krijuar si sakrifica e fundit që do ta bëjnë liderët për përmbylljen e procesit të shtetësisë së Kosovës dhe u krijua si sfidë ndaj deponimeve të shërbimeve sekrete serbe dhe rusë dhe për të sfiduar pretendimet e Dick Martin që ata kanë kryer krime lufte.

Prandaj kjo dalje masive në Prishtinë do të jetë një mesazh për drejtësinë në raport me shqiptartë dhe ne kemi besim të plotë se drejtësia do të fitojë në Hage.

Kjo situatë i ka absurditete e veta, sepse jemi dëshmitar që Vuçiç ka qenë Gebelsi i Milloshevecit ku ka bërë deklaratën e frikshme që për një serb do të vriten 100 boshnjak, ky ulet në tavolinat europiane ndërsa të tjerët që gjykohen dhe trajtohen në pozita kriminelësh ata që drejtuan një luftë dhe mbrojtën popullin dhe shtetin e vet nga krimet çnjerëzore që kanë ndodhur vetëm në luftën e dytë botërore, dhe ky është një absurditet i madh."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco