Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Boçi, kafe me kampionin: Endri dhe sportistë elitarë do kenë vëmendjen e duhur

Boçi, kafe me kampionin: Endri dhe sportistë elitarë do kenë vëmendjen e duhur

08:50, 03/04/2023
A+ Aa A-

Kandidadti i opozitës për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi e ka nisur ditën me një kafe me kampionin dhe rekordmenin e shtangës Endri Haxhihyseni.

“I vlerësuar nga Presidenti me titullin "Mjeshtër i Madh", dëshiroj shumë që me projektet dhe vizionin që ne kemi për sportin, Endri dhe sportistë të tjerë elitarë të Elbasanit të kenë hapësirat dhe vendimarrjet e tyre!”, shkruan Boçi në një postim në faqen e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Me kampionin dhe rekordmenin e shtangës Endri Haxhihyseni [💪] [💪]

Sportistë si Endri duhet të jenë frymëzim dhe model që të rinjtë e Elbasanit të angazhohen dhe merren me sport çdo ditë. E kam ndjekur me admirim karrierën e tij të shkëlqyer në peshëngritje me dhjetra medalje dhe rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare.

I vlerësuar nga Presidenti me titullin "Mjeshtër i Madh", dëshiroj shumë që me projektet dhe vizionin që ne kemi për sportin, Endri dhe sportistë të tjerë elitarë të Elbasanit të kenë hapësirat dhe vendimarrjet e tyre!

Faleminderit kampion 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco