Erisa Xhixho: Qeveria nuk paguan bursat e studentëve, jep mijëra euro në ditë për inceneratorët

Erisa Xhixho: Qeveria nuk paguan bursat e studentëve, jep mijëra euro në ditë për inceneratorët

16:53, 01/04/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka denoncuar ankesat e studentëve të mjekësisë që përfitojnë nga bursat pioritare se nuk kanë marrë asnjë lek, ndërkohë që po afrohet fundi i vitit akademik.

Në një postim në Facebook, Xhixho ka sjellë disa denoncime nga studentët ku thekson se ministrja Kushi javën e kaluar vuri theksin te bursat prioritare, por studentët kanë treguar të kundërtën, ndërsa shprehet se nga ana tjerër qeveria Rama paguan inceneratorët me mijëra euro në ditë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Postimi i Xhixhos:
Studentët që i përfitojnë nga bursat pioritare nuk kanë marrë asnjë lek, ndërkohë që po afrohet fundi i vitit akademik. Një javë më parë, në seancën pyetje-përgjigje që kërkova me të, ministrja Kushi e vuri theksin te bursat prioritare, por qindra studentë më shkruajnë se nuk kanë marrë asgjë. 

Politika e Ministrisë së Arsimit për nxitjen e frekuentimit të degëve prioritare është një dështim, që i shkon përkrah axhendës së shpopullimit. 

Ndaj i bëj thirrje Ministres së Arsimit, znj. Kushi, të garantojë ekzekutimin e pagesave të bursave si një nevojë emergjente e studentëve që qeveria i përjashtoi nga çdo ndihmë në këtë kohë krizash dhe tani po u mohohet dhe pagesa që u takon me ligj. 

Ndërsa paguan inceneratorët me mijëra euro në ditë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, qeverisë Rama nuk ka para për studentët që do të jenë mësuesit apo inxhinierët e së nesërmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco