Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Transport publik falas/ Analisti: I realizueshëm. Kostoja? Paguhen 25 mln € për inceneratorin që nuk punon

17:02, 25/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, bëri këtë të shtunë një premtim të fortë. 

Ai u shpreh se transporti publik në Tiranë do të jetë falas, nëse do të fitojë zgjedhjet e 14 majit.

Për analistin Hysni Gurra ky premtim është i realizueshëm. 

Në studion e Syri Tv me moderatoren Megi Fagu ai tha se kostoja mund të arrijë 25 mln euro në vit, para të cilat aktualisht bashkia e Tiranës i paguan për inceneratorin që nuk funksionon. 

Ndërprerja e pagesave të panevojshme, tha Gurra, dhe një paketë për modernizimin e flotës së urbanëve e jetëson në realitet këtë premtim dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë të përdorin makinat personale, duke lehtësuar kështu trafikun dhe ulur ndotjen në kryeqytet. 

"Mund të jenë 150-200 mijë që përfitojnë në ditë. Ne e dimë kush e përdor urbanin pensionistët, studentët, punonjësit me paga minimale në ndërmarrje të ndryshme. Si premtim është ambicioz. Këlliçi nuk shquhet që bën premtime megalomane, që të premtojë ura atje ku s'ka lumenj. Sa kohë ka bërë këtë premtim, besoj duhet të ketë bërë një llogari që i dilet kësaj. Unë si qytetar them se duhet të bëhet se varfëria është rritur, nëse nuk performon mirë transporti publik që qytetrët të zgjedhin me dëshirën e tyre të lënë makinat në shtëpi dhe të përdorin transportin publik që është modern, askush s'ka pse merr makinën private. Nëse kjo shoqërohet me një paketë modernizimi të flotës së transportit urban, besoj se ky është një premtim që edhe mbahet. Kostoja mund të shkojë 20-25 mln euro në vit. Bashkia i prish kaq para me koncerte dhe incenerimin që nuk bën. Është i realizueshëm se ndikimi i këtij premtimi është i gjithanshëm. Ul trafikun se s'ka nevojë kush të përdorë makinën për të shkuar në punë. Ndihmon direkt në buxhetin familjar. Dy pensionistë p.sh që jetojnë në Laprakë, duan të bëjnë një xhiro çdo ditë pasdite te liqeni, kursejnë të paktën 50 mijë lekë në muaj. Pra, me një premtim kursehet. Edhe studentët kanë lehtësira. Ulet ndotja në qytet, përmirësohet cilësia e ajrit. Le të kursejë diku tjetër qeveria te inceneratorët, te tallavatë, te koncertet, te zbukurimet dhe festat e panevojshme që bëjnë këto cirk dhe bukë e t'u shërbejnë qytetarëve. Më duket i realizueshëm. Të presim kur ta shpalosë ekipi i Këlliçit që të shohim detajet", u shpreh ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco