Naim Noka: Kam dhe shumë video e audio të tjera për Adriatik Doçin

18:33, 24/03/2023
A+ Aa A-

Botuesi i "Publiklive", Naim Noka u shpreh për "Syri Digjital" me Bled Markun në Syri Tv se tre audiot e publikuara dje për Adriatik Doçin nuk janë të vetmet. 

Ai tha se ka edhe shumë video e audio të tjera për gazetarin e Carlo Bollinos. 

Noka thotë se Doçi ishte kthyer në patllake dhe kobure, ndërsa shton se ai ka fyer misionin e shenjtë të gazetarit. 

"Ky është një sekret profesional, por kemi shumë video dhe audio-përgjime për këtë gazetarë. Jetojmë në Shqipëri dhe sinqerisht këtu jo vetëm media e ka humbur kuptimin e mirë se si duhet të jetë një media serioze kuptohet është pasojë e politikës, shoqërisë tonë që po jeton në pjesën më të keqe të mundshme të 30 viteve demokraci, dhe kësisoj edhe gazetari në fjalë është pjesë e këtij llumi", tha Noka.

Media ka një mision shumë të shenjtë dhe duhet ti rrijë misionit të saj. Ky mision po bëhet pis, jam i trishtuar dhe më vjen turp se ka gazetarë që arrijnë në këtë nivel të ulët, kjo është një dramë dhe tmerr e kësaj shoqërie. Në një vend demokratik po të kishte ndodhur kjo, po të marrim dhe Kosovën dhe Maqedoninë do të kishte një reagim të fortë të medias por edhe të shoqërisë ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë reagim", theksoi ai. 

Intervista e plotë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco