‘Kam bërë këtë zgjedhje sepse jam i dashuruar me Anna Shkrelin. ‘Stërkëmbëshat’ nuk më shqetësojnë!

22:32, 14/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi dhe e fejuara e tij, Anna Shkreli ishin të ftuar në "A Shoë" me Adi Krastën, në Syri Tv ku rrëfyen jetën e tyre. 

I vënë jo pak herë në fokus të atakimeve me ngjyra politike, Belind Këlliçi dha një përgjigje për të gjithë ata që ai i quan "stërkëmbësha". 

Këlliçi tha se ka bërë këtë zgjedhje sepse është i dashuruar me Anna Shkrelin. 

Ai tha se objektivi i tij është çrrënjosja e një modeli që po e nënshtron Tiranën çdo ditë e më shumë. 

"Jetojmë në një vend të vogël. Edhe pse Tirana është një metropol, ka 1 milion banorë, por sërish mbetet një vend i vogël. Unë vetë në këtë qytet kam vendosur që gjërat t'i bëj me zemër dhe dashurinë ta kem me zemër. Ka nga ata që dashurinë e ushqejnë për partinë. Kjo kategori mua nuk më shqetëson fare, sa kohë ka njerëz që dashurojnë partinë shohin vetëm në atë drejtim, për mua janë të rëndësishëm fare. Unë jam Belindi, Anna është Anna, unë jam dashuruar me Annën për atë që përfaqëson Anna. Unë jam i dashuruar me Anna Shkrelin, unë dua Anna Shkrelin. Nuk besoj se jam i pari dhe i fundit në Republikën e Shqipërisë apo në Tiranë që kam bërë këtë zgjedhje. Kështu që me duket shumë absurde ndonjëherë, por tentativa për të më shqetësuar dhe zhvendosur vëmendjen nga objektivi final. Objektivi im final është i mirëpërcaktuar, është çrrënjosja e një modeli që ka vënë Tiranën nën thundër. Dhe nuk shqetësohem fare për goditjet dhe stërkëmbëshat gjatë rrugës sepse duhet të mbërrij në objektiv", u shpreh Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco