DEA duhet të shkojë në SHISH

DEA duhet të shkojë në SHISH

16:49, 08/03/2023
A+ Aa A-

Para pak ditësh në media u raportua për një njoftim të bërë nga DEA, Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, ku u kërkohej qytetarëve shqiptare të njoftonin rastet e trafikut të drogës, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, duke anashkaluar institucionet shqiptare të zbatimit te ligjit, si dhe duke garantuar anonimitetin e denoncuesve.

Një njoftim i tillë është hera e parë që ndodh jo vetëm në Shqipëri, ku agjenci amerikane anashkalojnë institucionet shtetërore dhe vendosin kontakt drejtpërdrejt me qytetarët.

Ai vjen pak kohë pasi Kryeministri i vendit ndërroi përdhunshëm dy drejtuesit kryesorë të agjencive përgjegjëse për luftën ndaj krimit të organizuar; atë të policisë dhe SHISH, që të dy persona që njiheshin si ‘njerëz të amerikanëve’, duke i zëvendësuar me militantë partiakë.

Se pari, DEA duhet të shkojë në SHISH, në zyrën e zëvendësdrejtorit të komanduar si Drejtor, dhe të kërkojë arsyet e vizitës sekrete të Florian Bushit në zyrën e Olian Kanushit, me datë 20 janar të këtij viti, ditë e premte, në orën 17.00, orë kur institucioni ishte i boshatisur nga punonjësit.

Bushi është një ish-agjent i SHISH, dhe nuk është i panjohur as për publikun shqiptar, dhe as për agjencitë partnere. Në vitin 2016 ai u arrestua nga policia me rastin e vrasjes së shtetasit Denis Kasaj në një atentat nga Ilir Memushaj. Bushi asokohe u akuzua nga Policia e Shtetit se kishte kaluar të dhëna për Denis Kasaj, te siguruara nga përgjimet qe kryente në detyrën e tij në SHISH, dhe këto informacione, duke përfshirë dhe të dhënat mbi makinat më të cilat lëvizte viktima, vrasësit të tij.

Prokuroria e Krimeve te Renda asokohe arriti të zbulonte komunikimet midis punonjësit të SHISH, Bushi, dhe vrasësit Memushaj. Në dëshminë e tij, pranë Gjykatës së Krimeve të Renda, Bushi pranoi se e njihte vrasësin. Gjykata e mbajti në burg, dhe prokuroria ngriti akuzë për shpërdorim detyre, akuzë e ndryshme nga ajo e policisë, e cila e kishte akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Bushi nuk është i panjohur as për Partinë Socialiste. Ai është vellai i Eno Bushit, avokatit të Partisë Socialiste, i cili njihet edhe si avokati i pilotit italian Giorgio Riformato, i cili në vitin 2015 u rrëzua me avionin e tij në Divjakë, duke transportuar drogë.

Mosbesimi i DEA-s amerikane ndaj agjencive partnere shqiptare duket që është lidhur ngushte me emrat që i drejtojnë këto agjenci. Më herët në media është shkruar se zëvendësdrejtori i SHISH, i komanduar si drejtor pas largimit të dhunshëm të drejtorit Helidon Bendo, kishte urdhëruar kryerjen e testit të poligrafit për të gjithë punonjësit e njësisë që merreshin me bashkëpunimin me agjencitë partnere në luftën kundër trafikut të drogës, duke perfshirë DEA-n, si mënyrë për largimin e tyre.

Më herët po ashtu, në nëntor të vitit 2022, hakerat iranianë të ‘Homeland Justice’, publikuan në kanalin Telegram të dhëna të punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, në një dokument prej 16 faqesh, në të cilin ishin të shënuar emrat, që sipas tyre ishin punonjës të SHISH. Shumë prej tyre ishin punonjës të kundërzbulimit dhe njësisë së luftës ndaj trafikut të drogës, ‘Hunter’ dhe ‘Ghost’.

Vjedhja e të dhënave me sensitive, siç janë ato për emrat dhe të dhënat e punonjësve të SHISH, u krye nën hundët e zëvendës drejtorit Kanushi, i cili në kushte normale duhej të kishte dhënë dorëheqjen e menjëhershme dhe të mbante përgjegjësi ligjore.

Nga ana tjetër, ai nuk ndërmorri asnjë masë për të ruajtur apo mbuluar të dhënat e punonjësve të SHISH pas publikimit, duke dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme punën dhe aktivitetin e SHISH, por edhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të dekonspiruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aleks 09/03/2023 04:24

Bushi nuk eshte ish agjent por punonjes ne lirim i atij Sherbimi. Ai eshte akuzuar dhe denuar per krime sic dhe behet fjale dhe nese eshte e vertete fakti qe ka hyre serish ne ambiente te Sherbimit Informativ, eshte nje skandal i rende. Nje deshmi e operacionit kriminal te organizates kriminale te e njohur si "mavija" per te minuar te vetmin organ qe per vite i rezistoi ndikimit politik dhe korruptiv mafioz te politiqeneve nga Berisha tek monstra Rama.

Shto koment

Denonco