Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në buxhet përmes Aktit Normativ, duke akuzuar qeverinë se nuk po adreson nevojat reale të qytetarëve.
Blushi u ndal te fondi prej 4.3 milionë eurosh për koncertin e Kanye West, duke e krahasuar me fondet e parashikuara për paga, pensione, shëndetësi dhe zjarrfikësit.
“Urgjenca e shqiptarëve janë pagat, pensionet, ilaçet dhe zjarret, jo koncertet”, deklaroi Blushi, duke pyetur ministrin e Financave se cilat janë prioritetet e qeverisë.
Ai kritikoi ndarjen e fondeve për rikonstruksione godinash, ndërsa sipas tij, spitalet përballen me mungesë ilaçesh dhe pajisjesh. Blushi tha gjithashtu se fondet për zjarrfikësit janë të pamjaftueshme, ndërsa qeveria prej vitesh premton blerjen e avionëve për emergjencat.
Sipas deputetit opozitar, qeveria po kërkon të miratojë shpenzime të kryera më herët, duke akuzuar mazhorancën se prioritet ka “koncertet, inceneratorët dhe jo qytetarët”.
Blushi:
Kjo është një nga seancat më të hidhura të këtij Komisioni, megjithatë për të kaluar tek pyetjet konkrete, sigurisht që edhe unë si kolegët e opozitës jam i shqtësuar për nevojat dhe urgjencën reale të këtij akti.
Për më tepër në kushtet kur ju Z. Ministër edhe nga seanca plenare deklaruat që 0 lekë nga Buxheti i Shtetit për cirkun e Kanye West dhe u akorduan 4.3 milionë euro si përfundim.
Megjithatë, për të kaluar te shifrat konkrete të këtij akti normative, nuk e di mbi c’llogjikë financiare është ndërtuar ky akt, por unë shoh që i keni akorduar SPAK- ut 200 milionë lekë për rikostruksion godinash dhe akordoni 100 milionë lekë për ish-të përndjekurit.
-Nuk besoj, kush është më emergjente, ish të përndjekurit apo një godinë e rikonstruktuar?
- Akordoni 200 milionë lekë për rikostruksion ambientesh, por vetëm 150 milionë lekë për rritje pagash, kush është emergjenca e këtij akti normativ?
Rritja e pagave të mjekëve apo është emergjencë rikostruksioni i një godine?
Ju thatë me të drejtë që kemi akorduar 114 milionë lekë për zjarrfikësit, por kjo shumë është as sa 1 /4 e shumës që ju i falët Kanye West.
-Emergjenca janë zjarret në këtë vend apo emergjencë është apo ishte më saktë, cirku i Kanye West?
Pra kush është nevoja dhe urgjenca që kanë sot shqiptarët?
Dhe besoj se nevoja dhe urgjenca që kanë sot shqiptarët janë mungesa jo vetëm e barnave, por QSUT publikon një listë me pajisjet e domosdoshme, sepse ka kapitulluar mbështetja e qeverisë, deri sa i drejtohet qytetarëve, shqiptarëve edhe QSUT-ja e di që prioritet për qeverinë nuk janë as pacintët dhe as njerëzit në nevojë.
Po kur shoh këtë letër dhe kur shoh faktin që ju akordoni vetëm 150 milionë lekë për rritje pagash…
A mund të ma shpjegoni edhe njëherë cila është për ju urgjenca dhe cfarë është për ju si Ministri urgjencë?
Urgjencë janë njerëzit, janë shërbimet publike apo janë koncertet, godinat?
A është emergjencë për ju fakti që zjarret kanë filluar edhe këtë vit dhe që qeveria ende nuk ka një avion për të fikur zjarret?
Kjo është emergjencë!
Sepse prej të paktën 2 apo 3 vitesh, në këtë Komision apo edhe jashtë këtij Komisioni, Ministrat, pra përfshi Ministrin e Financave apo të Mbrojtjes, deklarojnë që këtë vit është e sigurt do blejmë 2 – 3 avionë.
As këtë vit nuk keni parashikuar një fond për të blerë qoftë edhe një avion për të fikur zjarret.
Kur ndërkohë akordoni 200 milionë lekë për rikostruksion godine.
Akordoni vetëm 114 milionë lek për zjarrfikësit, të cilët pastaj i fikin zjarret me shkurre, me mjete rrethanore.
Ata janë heronj, se bejnë vërtet një punë të jashtëzakonshme, sepse janë braktisur nga ju.
Tani në qoftë se nuk është urgjencë Onkologjiku, në qoftë se nuk është urgjencë QSUT-ja, në qoftë se indeksimi i pensioneve është sa 1 /2 e fondit që ju i akorduat Kanye West, në qoftë se fondet e akorduara për fëmijët me aftësi të kufizuara janë sa 2 /3 e fondeve që ju i dhatë Kanye West, na thoni ju kush është emergjenca?
Pra po i referohem vetëm asaj cfarë keni shkruar ju në relacion.
Dhe ndërkohë sipas jush do na vijë të miratojmë dicka që ka ndodhur , pra e keni bërë koncertin, keni dhënë lekët dhe kërkoni votën në Komision.
Këto janë marrëzira akoma edhe më skandaloze.
I bëni aktet, tjetri ka marrë lekët dhe ka ikur, tani na kërkoni ne që hajde na i ligjëroni këtë punën e këtyreparave që shpërndamë se në fakt kjo ishte emergjenca, nuk ishte emergjencë as spitalet, as ilacet, as mungesa e pajisjeve tek Onkologjiku, as mungesa e pajisjeve për fikjen e zjarreve.
Sigurisht emergjencë për ju janë inceneratorë, koncerte, rrugë etj.
© SYRI.net