Basha e Kim tallen me SHBA/ Mesazh për dorëheqjen, presion në gjykata...

Basha e Kim tallen me SHBA/ Mesazh për dorëheqjen, presion në gjykata...

09:59, 07/03/2023
A+ Aa A-

Një ditë më parë u mësua se Lulzim Basha nuk ka dhënë dorëheqje, por është kryetari i PD-së. Kjo konfirmon se Lulzim Basha e dinte se sigla e PD-së do mbahej peng nga Edi Rama.

Por skandali është më i rëndë se kaq, pasi ka dyshime se shkresa e tij e autorizimit është falsifikuar, pasi ajo mban datën e tre ditëve përpara se Basha të deklaronte dorëheqjen.

Ndërkohë, pasi Lulzim Basha deklaroi se po dorëhiqej, të parët që reaguan ishin përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Tiranë.

Sipas Yuri Kim, Basha vendosi interesat e partisë dhe të vendit mbi interesat personale, duke treguar udhëheqësi të vërtetë.

“Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua,” thuhet në deklaratën e 21 marsit 2022.

Por edhe kjo dukej se ishte një tallje e madhe jo vetëm me shqiptarët, por mbi të gjitha me SHBA-në. Yuri Kim vazhdoi që të lobojë që Basha të jetë në krye të PD-së, madje para pak ditësh kur u mbajt seanca e Gjykatës së Apelit, dërgoi njerëzit e saj për presion në gjykatë.

E gjithë kjo farsë ndodhte kur gjykata me një dokument të dy ditëve më para kishte konfirmuar se Lulzim Basha është kryetar i PD-së.

Kujtojmë se opozita e ka akuzuar Yuri Kim se ka tentuar të mbajë Bashën kryetar, edhe pse është akuzuar nga inteligjenca amerikane për financime ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco