SYRI TV/ Manipulimi i Bashës: Si u tentua të fshihej data e autorizimit

09:52, 07/03/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj tentojnë të mbajnë peng siglën e PD-së duke falsifikuar dokumentet që kanë dorëzuar në KQZ. Nga këto dokumente rezulton se autorizimi i Lulzim Bashës, që emëron Enkelejd Alibeajn si kryetar, është i falsifikuar duke iu vendosur si datë 18 marsi 2022, 3 ditë para dorëheqjes, ose është konfirmim se Lulzim Basha e ka pasur të qartë që një vit më parë skenarin se si sigla e PD do të mbahej peng për zgjedhjet lokale, duke ditur që atëherë vendimin e Gjykatës së Apelit, vendimet e institucioneve në varësi të Ramës si dhe hamendësimin se demokratët nuk do të mund të organizoheshin dhe të zgjidhnin kryetar të ri që prej largimit të tij

SYRI TV

Dokumentacioni i dorëzuar nga Indrit Sefa, përfaqësuesi i Enkelejd Alibeajt në KQZ është i falsifikuar ose konfirmon pengmarrjen e logos së PD. E gjithë praktika është e bazuar mbi një autorizim që Lulzim Basha i jep Enkelejd Alibeajt duke e emëruar si kryetar. Por ky dokument, ose është i falsifikuar nga Enkelejd Alibeaj, ose Lulzim Basha konfirmon se kjo pengmarrje ka qenë një skenar i paracaktuar që me dorëheqjen e tij dhe tashmë po zbatohet hap pas hapi duke mbajtur peng logon e Partisë Demokratike.

Sipas dokumentit të dorëzuar në KQZ, autorizimi mban datën 18 mars 2022, tre ditë para se Lulzim Basha të jepte dorëheqjen. Por që në kokë të këtij autorizimi, specifikohet se Basha autorizon Enkelejd Alibeajn si përfaqësues për zgjedhjet vendore të 2023, sipas dekretit presidencial.

E pikërisht ky theksim konfirmon faktin se Lulzim Basha ka qenë i qartë, se logoja e PD do të mbahej peng edhe për zgjedhje lokale për t’i dhënë avantazh Edi Ramës, e duket se Basha ka ditur vendimin e Gjykatës së Apelit, mosreagimin e deputetëve apo që demokratët nuk do të mund të ringriheshin.

E nëse nuk është kështu, varianti më i mirë është që Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë falsifikuar dokumentin, duke e nënshkruar sot, dhe për të mbuluar gjurmët i kanë vendosur datën 18 mars 2022, duke u tallur kështu jo vetëm me ata që tërheqin pas vetes, por edhe me të gjithë demokratët. Duke ditur përgjegjësinë ligjore për këtë akt falsifikimi edhe juristi Indrit Sefa, që kreu dorëzimin në KQZ, refuzoi që të konfirmonte vërtetësinë e tyre.

Tashmë i mbetet KQZ-së për të vënë në dukje aktin e falsifikimit, e refuzimit të këtyre dokumenteve. E me më shumë mister këtë fakt e mbulon edhe lëvizja e KQZ-së që në tre variante të dërguara mediave, u përpoq që të fshihte datën e e vulosjes së autorizimit dhe firmën e Lulzim Bashës, por pas insistimit të vazhdueshëm të gazetarëve, u detyrua që të shpërndante versionin e saktë, që do të nxirrte në pah edhe falsifikimin e kryer, ose të konfirmonte skenarin për pengmarrjen e Partisë Demokratike me firmë të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco