Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

VIDEO/ Burimi: Mes demokracisë dhe ekonomisë, shqiptarët zgjedhin lirinë. Po Rama ç’punë kishte me asociacionin në Kosovë

19:11, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Genc Burimi, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka bërë deklarata të forta politike duke kritikuar ashpër Edi Rama për sulmet ndaj protestuesve paqësor, qasjen e tij në raport me Kosovën, si dhe debatin publik mbi demokracinë dhe ekonominë në rajon.

Duke iu referuar filmit amerikan ‘Saving Private Ryan’, Burimi e krahasoi retorikën politike të ditëve të sotme me ide të ngjashme mbi ‘shpëtimin e një individi’ në kurriz të zhvillimeve të tjera.

Burimi solli si shembull historik zbarkimin në Normandi, duke theksuar se në kohë lufte dhe transformimesh politike, ‘nuk mendohej për ekonominë, por për një kauzë më të madhe’.

Sipas tij, edhe në proceset revolucionare apo ndryshimet e regjimeve, fokusi kryesor nuk ka qenë ekonomia.  Burimi kritikoi gjithashtu idenë se zhvillimi ekonomik mund të përdoret si justifikim për mungesë demokracie, duke përmendur raste si Kina dhe Dubai.

Në vijim të deklaratës së tij, Burimi iu drejtua edhe liderit politik Ali Ahmeti, duke e akuzuar për qasje të gabuar në raport me prioritetet politike në rajon. ‘Kur një vend ka problem demokracie, nuk mund të flitet vetëm për ekonominë apo turizmin’, u shpreh ai, duke theksuar se sipas tij shqiptarët duhet të vendosin ‘demokracinë mbi çdo gjë tjetër’.

Genc Burimi u ndal edhe te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për rolin e tij në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. ‘Çfarë pune kishte Rama me Asociacionin në Kosovë?’, tha ai, duke e cilësuar tekstin e propozuar si ‘anti-interes kombëtar të Kosovës’.

‘Ka një film amerikan që është filmuar në plazhet e zbarkimit në Normandi të Francës, të shpëtosh ushtarin Rajan.

Po dëgjoja Ali Ahmetin të thoshte të shpëtosh ushtarin Rama. Këtë etiketim e bëjnë të gjithë tashti sot, ata që duan ta shpëtojnë Ramën e veshin me rrobat e atij ushtarit, po të kesh parasysh, sepse zoti Ahmeti , kur në një vend, ka një problem demokracie, ai nuk sheh më ekonominë.

Kur një vend po konsolidohet nga një regjim dhe ai filmi, për të shpëtuar ushtarin Rajan u rrafshuan qytete perla të veriut të Francës. U rrafshuan! Nuk mendonte njeri për ekonominë atëherë? Për një kauzë më të madhe.

Kur ndodh një revolucion, nuk mendon njeri te revolucioni 'obobo po bie ekonomia'. Kur ndodhi revolucioni i Brezhnievit në '70-ën në Rusi, nuk mendonte njeri që do të shkatërroheshin ato pak uzina, fabrika. Po ndërronin një regjim, o zoti Ahmeti.

Ku populli jonë ngrihej në Kosovë dhe Maqedoni,  ndërsa ata na shtypnin, nuk kërkojë ti që po na shkatërrohen dyqanet. A je në terezi more.

O Ali Ahmeti sot shqiptarët e kanë lakun në fyt, 'Po çfarë, të shpëtojmë turizmin në Shqipëri?'. Domethënë sipas atij, edhe Kina, diktaturë, paska zhvilluar turizmin, në paralel edhe me një regjim kinez. Edhe në Dubai, e duan turistat, por zgjedhje nuk ke zoti Ahmeti, nuk ka asnjë demokraci. E pra populli shqiptar midis turizmit dhe demokracisë nuk e di në ç’shkollë je edukuar ti, por brezi i sotëm i shqiptarëve thotë 'dua demokracinë’.

Tani vijmë te ajo kosovarja që paska përkrahur Ramën. Po, u them Albin Kurtit që Edi Ramën dhe të gjithë ata që e ndihmuan për t'i shkruajtur dhe informuar Albin Kurtit atë traktat të fëlliqur, atë tekstin e asociacionit me komunat serbe, që e bënte veriun e Kosovës si Donbasi, ti bëjë non grata.

Edhe ai tekst i Ramës ishte një tekst anti-interesat e Kosovës. E keni parë ju kur bëhet fjalët për interesat kombëtare, edhe Netanjahu i thotë jo Trumpit.

Çpunë kishte Rama me asociacionin në Kosovë.

Por ky Rama kur i thotë shqiptarëve në faqe të tërë 'fuck you'! Pse 'fuck you'? Sepse i thotë 'juve të provoni që unë jam i korruptuar'. Po për zotin atë Dritan Goxhajn? Kush e provoi? E provoi Balla? Si e provoi Balla? Dritan Goxhaj i thotë Ballës, 'fuck you, provoje'. u shpreh Genc Burimi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco