Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore/ PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore/ PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

19:28, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën rinore/qytetare që ka hyrë në ditën e saj të 26 në Tiranë, ndërsa vlerëson e mbështet letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptare anë e mbanë botës, që kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për protestën.

Në një deklaratë për mediat, PD shpreht se kjo letër, me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë e cila ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, vlerëson lart dhe mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptarë në botë shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve ekspertëve të mirënjohur të fushave të ndryshme, mbështetjen e plotë që ata u japin kërkesave të lëvizjes më të fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit.

Kjo letër, me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar, kudo që jeton, të mbështesë pa rezerva kërkesat e lëvizjes rinore qytetare në Shqipëri, si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike, morale, institucionale që ka mbërthyer vendin, e shkaktuar nga diktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë, shtypjen e pluralizmit politik, farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe plaçkitjen e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco