Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Rama jepe dorëheqjen!' Sot dita e 26-të e protestës anti qeveritare

19:27, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur grumbullimi në sheshin ‘Skënderbej’ i protestuesve të cilët do të marshojnë më pas drejt kryeministrisë me thirrje në kor: Rama jepe dorëheqjen.

Sot është dita e 26-të e protestës.

Kërkesat e protestueve
1. Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
• Ndryshimin e Kodit Zgjedhor; 
• Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme; 
• Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi. 
4. Paralelisht, kërkojmë:
• Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”; 
• Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”; 
• Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”; 
• Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”. 
5. Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco